Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me kolegët e tij kanë pritur në një takim pune menaxherin e projektit GIZ-SMS Stefan Mager, bashkë me kolegë dhe zyrtarë të MMPHI-së. Në këtë takim është diskutuar për gjendjen aktuale të menaxhimit të mbeturinave, sfidat dhe mundësitë për kalimin në një stad tjetër drejt zhvillimit të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave. Gjithashtu Stefan Mager është njoftuar për investimet e komunës së Deçanit që ka bërë për N.P.L “Higjiena”, po ashtu kryetari Ramosaj i ka shprehë falënderime GIZ-SMS për përkrahjen që nga fillimi për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të mbeturinave. Më këtë rast është vizituar ndërmarrja “Higjiena” ku u njoftuan nga afër me sistemin e menaxhimit të mbeturinave nga N.P.L “Higjiena” Sh.A.