Ilir Meta mund të përfundojë në duart e SPAK-ut nëse Gjykata Kushtetuese do të konfirmojë vendimin e Kuvendit për shkarkimin nga posti i Presidentit, për shkelje të rëndë dhe të përsëritur të Kushtetutës.Në raportin e komisionit hetimor, për shkarkimin e Ilir Metës, theksohet se përpos shkeljes së 20 neneve të Kushtetutës, Ilir Meta ka konsumuar edhe dy vepra penale, gjatë angazhimit të tij në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, në krah të opozitës. Kuvendi pretendon se Ilir Meta ka konsumuar veprën penale të thirrjeve publike për veprime të dhunshme, parashikuar në nenin 223 të Kodit Penal, dhe që dënohet dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, si dhe veprën penale të thirrjes për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, parashikuar në nenin 266 të Kodit Penal, për të cilën është caktuar një dënim nga dy deri në tetë vjet. Kuvendi i referohet thirrjeve të vazhdueshme të Ilir Metës për vetëgjyqësi, për dhunimin e patronazhistëve, për prerjen e duarve dhe kushtimeve për të mprehur sëpatat. (Dita)
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …