leoni

Afrim Hoti: Moszbatimi i marrëveshjeve, refuzimi i kërkesave të Amerikës nga Qeveria e Kosovës, i lëndojnë marrëdhëniet

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, ka deklaruar se moszbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, bllokimi me automatizëm i ideve dhe projekteve që kanë peshë gjeostrategjike, si dhe refuzimi i kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ana e Qeverisë së Kosovës, i lëndojnë dhe cenojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike. Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, zbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, projekti për Gazsjellësin Trans-Adriatik, si dhe mundësimi i organizimit të votimit për qytetarët serbë të Kosovës në referendumin e Serbisë për ndryshimet kushtetuese, janë në mesin e marrëveshjeve, sugjerimeve dhe ideve, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë rekomanduar Qeverisë së Kosovës që t’i zbatojë, porse kjo e fundit i ka refuzuar ose injoruar.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …