Është suspenduar nga puna zyrtari policor, Amir Hoxha pasi kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe për mospagesën e shujtave për policët në kryerjen e detyrës. Sapo mora njoftimin për suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditesh lidhur me një postim që e kam bërë ditë më parë në lidhje me pakënaqësinë time për mospagesën e shujtave për policët në kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë”. Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer veper penale apo shkelje të rëndë disciplinore, e që me sa di unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës ‘fjala e lirë apo shprehja e nje paknaqësie e cila eshte e bazuar ne ligj’ nuk paraqet vepër penale. Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjales sime me ndergjegje dhe me përgjegjësi të plotë prapa postimit tim në lidhje me diskriminimin e kundërligjshëm që po na bëhet në pagë, që për këtë edhe kam bërë padi në Gjykatën Themelore”, thuhet në njoftimin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …