Vazhdon tradita e dhurimit të gjakut në Ratkoc të Rahovecit

Edhe sivjet kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, iu bashkua nismës vullnetare për dhurimin e gjakut, që po mbahet në Ratkoc për të katërmbëdhjetin vit me radhë. Bashkëfshatarit nga Ratkoci, por edhe qytetarë nga Rahoveci e fshatra të tjerë, po i përgjigjen pozitivisht kësaj nisme, që sivjet u dedikohet atyre që humbën jetën në përballje me virusin vdekjeprurës Covid-19. Dhurimi i gjakut është një prej veprave më humane që mund ta bëjë secili prej nesh për të shpëtuar jetën e njerëzve me probleme shëndetësore. Përveç tjerash, është dëshmuar tanimë se dhurimi i gjakut ka përfitime shëndetësore edhe për dhuruesit. Falënderoj Këshillin Organizues të kësaj nisme për organizimin e shkëlqyeshëm dhe inkurajoj të gjithë qytetarët e Rahovecit që t’i bashkohen dhuruesve të shumtë të gjakut në Ratkoc, ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …