Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kërkuar që të hetohen deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët janë rimbursuar për shpenzimet e naftës. “Nuk mjafton kërkim falja. As kthimi i parave. As ”humanizmi” me para të keqpërdorura. Mashtruesit duhet të gjykohen e dënohen. Sepse ky është keqpërdorim i pastërt. Kur Qeveria Kurti u zu në vepër e sipër duke tentuar që t’ia jap tenderin milionësh një kompanie për stikersat e veturave, fillimisht e mbrojtën vendimin e tyre. Pas presionit të publikut, u tërhoqën dhe e anuluan atë vendim. Por, askush nuk u gjykua e as dënua për korrupsion. Kur u publikuan shumat që deputetët e VV i marrin për karburante, fillimisht partia ja la fajet vendimit të vjetër të Kuvendit. Por kur u zunë duke gënjyer edhe për adresat e banimit, filluan të bëjnë bamirësi me para të vjedhura. Askush nuk po përjashtohet nga partia, se lëre më që po gjykohet apo dënohet dikush. Këtu nuk po bëhet fjalë për 3 a 4 deputetë. Nuk janë disa përjashtime a gabime individuale. Fakti qe kaq shumë deputetë janë të përfshirë, kjo prodhon rregullin dhe tregon frymën e brendshme, stërkeqjen dhe babëzinë” ka shkruar mes tjerash, kryetari i Partisë Social Demokrate, DardanMolliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …