Krye shefi ekzekutiv i ngrohtores së Prishtinës “Termokos”, Arsim Fetahu ka deklaruar se vlera e borxhit që i kanë konsumatorët kësaj kompanie ka arritur në 18 milion euro. Ai ka shtuar më tutje se zyra Ligjore janë duke dërguar te përmbaruesi çdo konsumatorë që ka borxh më shumë se 50 euro dhe një prej arsyeve që ka ngritje të inkasimit është edhe metoda detyrimore me anë të përmbaruesit. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” krye shefi ekzekutiv i ngrohtores së Prishtinës “Termokos”, Arsim Fetahu ka deklaruar gjithashtu se gjatë tre viteve besoj që do të jetë vlera 100 milionë për rritjen e kapaciteteve prodhuese, dyfishimin e kapaciteteve prej 140 deri 280 megavat. Realizimi i projektit kushton rreth 25.7 milionë euro. Projekti tjetër ka të bëjë me vendosjen e matësve vlera e të cilit kalon 11 milionë dollarë e cila është e financuar nga Qeveria amerikane. Deri në fillim të sezonit së ardhshme një pjesë e madhe e konsumatorëve do t’i kenë matësit e instaluar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …