Përveç pagave të majme që marrin deputetët e Kuvendit të Kosovës që është më e lartë në krahasim me pagën minimale në nivel vendi, ata gëzojnë edhe përfitime tjera financiare derisa ushtrojnë mandatin e deputetit, siç janë mbulimet e shpenzimit të karburantit. Gjatë kësaj jave janë publikuar shpenzimet e deputetëve të Kosovës për udhëtime në seancat e Kuvendit. Një listë me emrat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë marrë mijëra euro nga shteti për shpenzime të udhëtimit, ka ngjallur reagime të shumta. Shpenzimin e këtyre parave, disa prej tyre e kanë arsyetuar se “kështu është e paraparë me rregullore. Ndërkohë janë publikuar edhe emrat e 32 deputetëve të opozitës që nuk figurojnë në listën e atyre që kanë përfituar nga shpenzimet për udhëtim në dy muajt e fundit të vitit 2021. Deputetët që kanë marrë më së shumta të holla për shpenzime rruge janë nga Vetëvendosja dhe koalicionin qeveritar, por edhe disa nga opozita.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …