Kryeministri Albin Kurti, priti në takim deputetët e Parlamentit Gjerman, Christian Petry, nga Partia Social Demokrate SPD dhe Boris Mijatović, nga Partia e Gjelbër. Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti theksoi që është i gëzuar që Kosova është rreshtuar me shtetet që shkojnë drejt Bashkimit Evropian. Si socialdemokrat, Petry tha se ka pasur dëshirë që të uroj edhe personalisht kryeministrin Kurti, për qeverinë e re nën udhëheqjen e tij. Kurti e falënderoi Petry për mbështetjen e tij të vazhdueshme që nga viti 2019, kur u njoftuan gjatë një lojë futbolli në Berlin, e cila u zhvillua mes shoqatës Dardania Bamberg dhe klubit të futbollit të Bundestagut. Ndërsa deputetit Mijatović, kryeministri ia uroi mandatin e parë në parlamentin gjerman. Deputetët u interesuan për situatën aktuale si dhe marrëdhëniet bilaterale me shtetet fqinje. Kryeministri theksoi se shpreson që Kancelari Scholz e rikthen Procesin e Berlinit në vëmendje të akterëve në Bashkimin Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …