Koreja Veriore ka konfirmuar vdekjen e parë me koronavirus, pas mbylljes së kufijve prej fillimit të vitit 2020

Amerika ka regjistruar 901.388 vdekje nga virusi korona dhe 76,3 milionë raste infektimi që nga fillimi i pandemisë

Vdekjet nga koronavirusi në SHBA tejkaluan shifrën 900 mijë dje, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA). Universiteti me qendër në Maryland ka regjistruar 901.388 vdekje dhe 76,3 milionë raste që nga fillimi i pandemisë. SHBA-ja tani numëron mesatarisht 356.658 raste të reja pasi infeksionet janë ulur me 38 për qind nga java e kaluar, sipas universitetit. Los Angeles-i ka raportuar numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve midis qyteteve amerikane, me më shumë se 2,6 milion infeksione dhe mbi 29.000 vdekje. Për të parandaluar vdekjet dhe infeksionet, presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që të vaksinohen dhe të marrin dozën përforcuese nëse i plotësojnë kushtet. “Është falas, e lehtë dhe efektive, si dhe mund të shpëtojë jetën tuaj dhe jetën e atyre që i doni”, tha ai në një deklaratë. Deri të premten, 212,5 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …