Bordi i Drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ka njoftuar se do të takohet sot në orën 11:00, ku në rend dite janë 6 pika për shqyrtim. Në mesin e tyre janë edhe “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OST/OT (KOSTT) për vitin relevant tarifor 2022”, “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OSSH (KEDS) për vitin relevant tarifor 2022” si dhe “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) për vitin relevant tarifor 2022”. Ndërkaq, skreu i këtij bordi, Ymer Fejzullahu, në një konferencë për media ka thënë se shtrenjtim të tarifave do të ketë, mirëpo nuk ka treguar se sa do të jetë ajo rritje.
