“Felias Fogu” i ZHYL VERNIT shkruan tregime dashurie
Mos ju duket fare si sensacion ky”atribut” imi për ALBERT ZHOLIN. Në rininë time,kur lexova”Rreth botës për 80 ditë” të ZHYL VERNIT, u befasova nga FELIAS FOGU,personazhi homonim i romanit të sipërshënuar dhe thosha me vete:-Nuk është e mundur dhe vetëm fantazi e autorit dhe aq. Mirëpo kot nuk qëndron në këmbë aforizma:-Njeriu plaket duke nxënë dhe unë jo vetëm rrëxova hamendjet e dikurshme për FELIAS FOGUN që i binte botës përqark për 80 ditë,por e takova atë,të ngjashmin e tij, që për 80-ditë bën kiametin. Jo kiamet me ngjyrimin pak tronditës të kësaj fjale. por një”kiamet” që duhet ta kesh zili. Është atribut i tij dhe,të paktën deri tani që po shkruaj,nuk njoh tjetër të dytë:me një jetë kaq dinamike dhe kaq vitale sa të tij. Tek shoh biografinë e tij,befasohem. Është një befasi e bukur,gjithësesi!
Sidoqoftë,kur thotë VOLTERI,çdo gjë ka nevojë për provë,veç të bukurës!* * *ALBERT ZHOLI alias “FELIAS FOGU” është 62-vjeç. Është autor i 23-librave artistikë. Ka kryer katërmijë e tetëqind intervista(enkas e shkrova pa shifra); ka redaktuar 302 libra artistikë. ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunoj me 33 gazeta;
Më 1995,në ATHINË, krijoi SHOQATËN SHQIPTARE”VËLLAZËRIMI” duke bashkëpunuar me ARISTIDH KOLËN(të gjithë shqiptarët e dinë kush ka qenë ARISTIDH KOLA) dhe agjensinë e tij botuese”Tharima”,Libri i parë,i shkruar nga ALBERT ZHOLI”Ikja e madhe” është ribotuar katër herë.
Ja dhe disa vlerësime për të:
-Personalitet i shquar i SHOQATËS “Polifonia SHQIPTARE” 2010.
-Personalitet i SHQUAR i SHOQATËS”LABËRIA”-NDERI i KOMBIT 2016.
-Ambasador i PAQES 2018.
-Qytetar Nderi i TEPELENËS 2019.
-Gazetar i i vitit nga Institutit Cinema Menec Kinema.
-Mirënjohje për SHKENCËN e Jetën 2019.-Nderi i Shoqatës “PËRMETI” 2020.
-Nderi i SHOQATËS”vëllezërit FRASHËRI” 2020.
-Gazetar i vitit nga “Jehona SHQIPTARE” 2020.
-Personalitet i SHQUAR për QARKUN E VLORËS 2021.Dhe,duke lexuar gjithë këto vlerësime për të, unë mund t’ju them: u kam rënë ca kalimthi punëve të këtij”FELIAS FOGUT tIm”, se për të si krijues,promovues, si gazetar dhe si kudo ku ka punuar e ka bashkëpunuar,sado me shkurtime, nuk kam si mos ndalem në vlerësime të tilla,si: ISMAIL dhe HELENA KADARE; DRITËRO AGOLLI; MARGARITA XHEPA;RESHAT ARBANA;LUFTAR PAJA;NASHO JORGAQI;BARDHOSH GAÇE;JORGO PAPINGJI e të tjerë.
Libri i shkruar nga ju,- i shkruajnë KADARETË,- hyn drejt e në zemër të lexuesit.” Krenohem me ato që shkruan dhe të jemi mirënjohës”,ARISTIDH KOLA. “Ligjëron me shkrimet e tua,-MARGARITA XHEPA.” Kanë vërtetësi personazhet e tu”,LUFTAR PAJA.”Intervistat e tua,janë plot jetë”,RESHAT ARBANA.” Lënë gjurmë mbresëlënëse shkrimet e ALBERT ZHOLIT,-thotë XHEVAHIR SPAHIU. Shkrimtari NAUM PRIFTI që nga AMERIKA i shkruan:” I lexova tregimet e tua dhe përjetova kënaqësi të papritur”.AGO NEZHO e quan”maratonomaku i letërsisë” dhe mund të vazhdoj edhe më, pa i “stenografuar” këto vlerësime për ALBERT ZHOLIN.Autori,ALBERT ZHOLI, të më falë që po u bie si kalimthi,vlerësimeve të këtare PERSONALITETEVE të LETËRSISË,të KULTURSË dhe të ARTIT, por e ndieva të nevojshme që të justifikoja nominimin tim.
* * *
Gjithçka që shkruaj në këtë ese, e bëj nën efektin e asaj që shijova në librin me tregime të ALBERT ZHOLIT”Dashuri pa kushte”. Vet titulli duket sikur e ka domethënien brenda, Të shkruash një libër nuk është fort e lehtë.Por nëse ALBERT ZHOLI shkruan këtë libër me tregime lirike, është para një fakti shumë domethënës. Me autorin ka ndodhur ai ngashnjim,në mund të shprehm kështu. CEZARE PAVEZE thotë:”Të shkruash është bukur ,se çliron dy gëzime njëherësh:flet me veten,por dhe me të tjerët.”. Dhe vërtet kështu ndodh: autori rrëfen dhe ne,si lexues,ndjekim rrëfimin e tij. Nëse gëzohet ai, gëzimi vjen dhe injektohet tek ne dhe na relakson. Dy të tretat e tregimve në këtë libër janë me dashuri ose për dashurin. STEINSALTZ në një nga thëniet tij,thotë:”SOLOMONI është i pari që tha:-Bëni dashuri dhe jo luftë. DHe ALBERT ZHOLI nuk shkruam me apriori:përkundrazi. Në tregimet e tij,sado lirizëm që ka,përcillen mesazhe. Autori e di mirë se me të rinjtë ndodh ajo që me kohë e ka thënë ALFONS DAUDET:” Tek rinia ekziston një zjarr apo një nevojë,që,me prekjen e vogël,shpërthen”. Dhe “këtë prekje të vogël që shpërthen” e gjen tek tregimi”OLTA”;e gjen tek “Dashuri e humbur” apo dhe në tregime të tjera. Ti ndjek tregimet njëri pas tjetrit, dhe mbresat që përfiton lënë gjurmë tek ti si lexues. Të mbetë në mendje ajo,gjyshja që jep frymë”vetëm duke dëgjuar një këngë polifonike”. Sa mesazh i bardhë dhe prekës ku mali për mëmëdhenë,është mbi gjithë dashuritë. Autori e ka provuar mërgimin dhe di mirë si kullojnë plagët e mallit. Pyetjes përse ndodh kështu me autorin, e ka thënë me kohë SHATOBRIANDI:”Nëse vuan më shumë se të tjerët,mos u çudit:ke një shpirt të bardhë që vuan më shumë se të tjerët”. Dhe,padyshim,shpirt të bardhë ka dhe Albert ZHOLI. Nëse ka arritur këto”maja” dhe këto vlerësime,nuk i ka arritur për”sytë e bukur”,po për punën ngulmuese se ai e di mirë atë që ka thënë LEON TOLSTOI:”Pa punë dhe talentet e mëdhenj shuhen”.Ai në tregimet e tij investon mirësi,se mirësia,sipas SOKRATIT,është dituri. Siç shihet në tregimet e tij”Dashuri pa kushte” kemi një realitet sa koherent dhe aq artistik. NIKO KAZANZAQI thotë:”Një libër,para se ta shkruaj, është në zemrën time”. A nuk ka ndodhur dhe me ALBERT ZHOLIN kështu? Padyshim. Por që ta shkruah një libër,patjetër duhet të lexosh dhe të përfitosh nga leximi. Se,ndryshe,ndodh sç thotë ROBERT ANTHONY:”Disa pijnë ujë nga shatervani i dijes dhe ka të tjerë që bëjnë gargarë”. BERT ZHOLI u takon atyre krijuesëve që nuk bëjnë gargarë.
Tek e mbyll, besoj se e kam justifikuar atë që kam thënë për FELISA FOGUN tim.Urime ALBERT ZHOLI!