Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “absolutisht të bashkuara” lidhur me sanksionet kundër Rusisë, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz në Uashington pas takimit të tij me presidentin amerikan, Joe Biden. Përpjekjet diplomatike po intensifikohen me qëllim për të lehtësuar tensionet rreth vendosjes ushtarake të Rusisë në kufirin ukrainas. Evropa po përballet me kërcënimin e saj më serioz të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë, paralajmëroi të hënën shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, duke shprehur ende shpresën për një zgjidhje diplomatike të ngecjes me Rusinë mbi Ukrainën. Vendet perëndimore akuzojnë Rusinë për planifikimin e një pushtimi të mundshëm të Ukrainës, por Kremlini zyrtar e mohon, duke argumentuar se dëshiron vetëm të garantojë sigurinë ruse duke ndaluar zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …