Këshillimi Kombëtar është kthyer kryefjalë të angazhimit të kryeministrit Edi Rama në muajt e parë të vitit 2022. Ditën e sotme Rama ka ndarë disa foto nga angazhimi i qytetarëve për të plotësuar këtë formular, duke u kthyer përgjigje skeptikëve që kjo duhet të ishte bërë në fillim të mandatit të parë. “Kam ndeshur gjatë këtyre ditëve disa që komentojnë këtu, se Këshillimi Kombëtar duhej bërë në fillim të mandatit të parë, jo të të tretit. Sa mirë do ishte që njerëzit t’i dinin të tëra qysh në nisje të çdo pune, po ja që puna na mëson shumë gjëra të reja. Pra kjo nuk është një ide e vjetër, po një praktikë e re e këtij mandati të ri. Këshillimi Kombëtar është një shprehje e re e vullnetit të mirë, për t’i përshirë në vendimmarrjet tona qytetarët pa dallime partiake. Disa shkruajnë se nuk e plotësojnë pyetësorin, sepse nuk kanë fare besim që opinionet e tyre mund të merren parasysh. Beso dhe kontrollo, thotë Populli”, shkruan Rama. Ai shton se nuk ka bërë vaki më parë që qeveria e këtij vendi të pyesë qytetarët e këtij vendi shtëpi më shtëpi ndaj kërkon një shans për këtë përpjekje. (Dita)
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …