Greqia dhe Kosova po flasin për gazin natyror amerikan për të arritur territorin e Kosovës përmes Maqedonisë së Veriut

Leyen: Nëse Rusia e pushton Ukrainën tubacioni i gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2” përfshihet në sanksionet e BE-së kundër Moskës

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi që në rast se Rusia pushton Ukrainën tubacioni i gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2” do të përfshihet gjithashtu në sanksionet e BE-së kundër Moskës. Në një reportazh të dhënë bashkërisht për gazetën gjermane “Handelsblatt” dhe atë franceze “Les Echos”, von der Leyen tha se Bashkimi Evropian ka përgatitur një paketë gjithëpërfshirëse të sanksioneve kundër Rusisë, nëse kjo e fundit pushton Ukrainën. “Është shumë e qartë që tubacioni gazsjellës ‘Rrjedha Veriore 2’ që shtrihet nga Rusia për në Evropë, nuk do të mbetet jashtë listës së sanksioneve”, bëri të ditur von der Leyen. Ajo tha se kundër Rusisë është përgatitur një paketë “e fortë dhe gjithëpërfshirëse” e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, ndërsa shtoi se në paketë janë përfshirë edhe kufizimet e qasjes në kapital të huaj dhe kontrollet e eksportit. “Vënia apo jo në veprim e tubacionit Rrjedha Veriore 2 varet nga sjelljet e Moskës”, rikujtoi von der Leyen.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …