Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Sot, ZRRE-ja ka marrë një vendim jashtëzakonisht të dëmshëm për jetën e qytetarëve në vendin tonë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar mazhorancën lidhur me abstenimin për ta shqyrtuar në rend dite si mocion urgjent për debat parlamentar vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike. Pas lëshimit të seancës plenare nga Grupi Parlamentar i PDK-së, Tahiri në një konferencë urgjente për media tha se çdo pikë tjetër që diskutohet  sot në Kuvend është e parëndësishme në krahasim me këtë situatë, prandaj PDK propozoi edhe rezolutë për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së dhe anulimin e vendimit të sotëm të këtij bordi për shtrenjtimin e energjisë elektrike. “Sot, ZRRE ka marrë një vendim jashtëzakonisht të dëmshëm për jetën e qytetarëve në vendin tonë, një vendim që e rëndon jashtëzakonisht shumë jetën e çdo qytetari. Mosanagzhimi i duhur i kësaj  mazhorance çdo ditë e më shumë po e rëndon gjendjen sociale në vendin tonë. Pra, paga e një mjeku, paga e një punëtori në sektorin privat, paga e një arsimtari, paga e secilit që paguhet nga buxheti i Kosovës dhe nga ai privat, sot e bën të papërballueshme mbulimin  e shpenzimeve dhe kosoton e jetesës në vendin tonë.”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …