Kompania serbe ‘Inex’ që menaxhon një pjesë të kompleksit turistik në Brezovicë, ka lëshuar afatet ligjore prej 30 ditësh për të bërë ankesë kundër vendimeve të Qeverisë për dhënien me koncesion të kompleksit një kompanie franceze. Rrjedhimisht, ajo ka humbur të drejtën që të ankohet në institucionet e drejtësisë. Ankesa e parë i është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Kjo kompani e Beogradit ende pretendon se është pronare e kompleksit për shkak të investimeve që thotë se i ka kryer dekada më parë. Sidoqoftë, kjo kompani serbe ka humbur rastin meqë ajo nuk ka shfrytëzuar afatin ligjor prej 30-ditësh për të kontestuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e kompleksit. Pos humbjes së afatit për kontestim, Inex i është drejtuar Kushtetueses edhe pa shteruar mjetet e rregullta juridike – pa u ankuar në Gjykatën Supreme siç parashihet me ligjet në fuqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …