Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati priti përfaqësuesit japonez të JICA

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati priti përfaqësuesit japonez të JICA

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, me bashkëpunëtorë,  ka njoftuar se sot priti në takim pune, një delegacion të Agjensionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar “JICA”, të kryesuar nga z. Paulo Q. Sousa, me të cilët u  diskutua për fazën e dytë të projektit për ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave drejtë një shoqërie të shëndoshë. Në këtë takim, kryetari Kastrati, ka shprehur gatishmërinë e tij për realizimin e këtij projekti, i cili është me interes për qytetarët dhe për komunën në përgjithësi, për një ambient sa më të pastër dhe një menaxhim sa më të mirë të mbeturinave. “Shpreha gjithë gatishmërinë time dhe të Komunës së Malishevës, që sa më parë të marrim hapat e duhur, në mënyrë që t’i hapim rrugë jetësimit të këtij projekti me interes për qytetarët e komunës sonë”, ka thënë kryetari Kastrati, pas takimit.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër në Gllogjan nderohet heroina, Fetnete Ramosaj, në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta

OVL e UÇK-së, dega Deçan: Me 5 prill 2025, mbahen homazhe për Heroinën e Kombit Fetnete Ramosaj

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega Deçan: Njoftim! Të nderuara Familje të Dëshmorëve …