Oda e Avokatëve të Kosovës e ka vërtetuar dënimin me gjobë në vlerë 2 mijë e 500 euro kundër avokatit, Tomë Gashi

Oda e Avokatëve të Kosovës e ka vërtetuar dënimin me gjobë në vlerë 2 mijë e 500 euro kundër avokatit, Tomë Gashi

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) e ka vërtetuar dënimin me gjobë në vlerë 2 mijë e 500 euro ndaj avokatit Tomë Gashi lidhur me rastin e shkelmimit të lypsarit dhe kartonit ku ai mbante paratë e grumbulluara. Sipas vendimit të OAK-ut, Gashi ka kryer shkelje të rëndë të detyrave dhe autoritetit të avokatisë dhe ka cenuar autoritetin e avokatisë. “Kolegji Disiplinor me Vendimin nr. 3-17/2021 datës 24.11.2021 ka shpallur përgjegjës të paraqiturin avokat T. G. me seli në P., sepse me datën 14/02/2020 në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë, ka ndërmarr veprime jo etike kur ka shkelmuar lypsarin, si dhe kartonin me të hollat e tij, me çka ka kryer shkelje të rëndë të detyrave dhe autoritetit të avokatisë nga neni 119 të statutit të OAK-së, lidhur me nenin 8 të KEPA-s, sepse me veprimin e bërë ka cenuar autoritetin e avokatisë”, është thënë në vendimin e OAK-ut. Ky vendim i Odës së Avokatëve ka ardhur pasi Kolegji disiplinor ka shqiptuar gjobën prej 2 mijë e 500 ndaj avokatit. Gashi është ankuar lidhur me shqiptimin e kësaj gjobe, por OAK-u ka vendosur se ankesa e avokatit është e pabazuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …