Kuvendi i Kosovës ka publikuar raportet për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve. Në mesin e shfrytëzuesve të pamëshirshëm të parave të buxhetit të Kosovës ishte edhe ish deputetja, Vjosa Osmani. Sipas njoftimit, në këto shpenzime përfshihen të gjitha mënyrat e udhëtimit. Bazuar në këto raporte, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, sa ishte deputete e Kuvendit të Kosovës, ka marrë kompenzim për udhëtime në periudhën nëntor-dhjetor 2011 dhe vitet 2012, 2013 dhe 2014. Sipas raportit zyrtar të Kuvendit, gjatë periudhës nëntor-dhjetor të vitit 2011-të, ajo ka shpenzuar 380 euro, gjatë vitit 2012-të ka shpenzuar 1 mijë e 780 euro në vitin 2013-të, 1 mijë e 240 euro dhe në vitin 2014-të, 520 euro. Bekim Kupina arsyeton udhëtimin e Vjosa Osmanit, e cila thotë se është martuar dhe ka shtëpi në Prishtinë, por më shumë se gjysmën e vitit e kalon në Gjilan, andaj edhe shpenzon paratë për rrugë. Kupina thotë se zonja Osmani udhëtonte prej atje që të vinte në seancat e Kuvendit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …