Avokati i Hashim Thaçi, Pierre Prosper, ka deklaruar se në gjykatën Speciale, në Hagë, ka tendencë për të rishkruar historinë e Kosovës nga një Gjykatë, e cila po e gjykon popullin, që vet e ka krijuar. Ai thotë se mbrojtja tashmë ka humbur besimin në një Prokurori, e cila fsheh dokumentet shfajësuese për krerët e UÇK-së. Në këto rrethana, avokati Prosper i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, Bashkimit Evropian, Shoqërisë Civile dhe qytetarëve të Kosovës që të monitorojnë punën e kësaj gjykate. Është vetë populli i Kosovës që duhet ta ketë pronësinë në këtë proces, meqë ky proces do të përcaktojë të ardhmen dhe fatin e Kosovës. Pierre Prosper, në tri dekadat e fundit si ambasador i Amerikës për krime lufte, ka marrë pjesë në krijimin e shumë Tribunaleve, Gjykatave Hibride në Hagë dhe në botë, pasi ka një bagazh të jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë ndërkombëtare. “Mendoj se është e rëndësishme që procesi të jetë korrekt. Dhe atë çka kemi parë të shpaloset deri tani ishte me të vërtetë paragjykuese dhe jo korrekte ndaj të akuzuarve. Ne duam të sigurohemi që të akuzuarit t’i kenë të gjitha të drejtat të respektuara dhe të garantuara. Një nga çështjet për të cilat jemi të brengosur është se pamë një fshehje të informatave të rëndësishme, që shkojnë në dobi të tyre dhe të drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …