leoni

QKMF në Rahovec e vënë në funksion aparati i mamografisë

Komuna e Rahovecit dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti” në Rahovec, kanë vënë në funksion aparatin e mamografisë, i cili shërben për ta identifikuar dhe diagnostifikuar me kohë kancerin e gjirit. Saranda Sallteku, Drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale është shprehur se aparati i mamografit vlerësohet të jetë një prej aseteve më me rëndësi për mjekësinë primare, sidomos në aspektin shëndetësor, në parandalimin me kohë të sëmundjes së kancerit të gjirit. “Komuna e Rahovecit me një investim si ky, ka investuar direkt në shëndetin e grave-nënave si shtyllë kryesore e familjes dhe mirëqenies së saj. Të gjitha gratë që duan dhe u rekomandohet nga mjeku përkatës mamografia, luten të bëjnë paraprakisht terminet në QKMF “Fahredin Hoti”. Së bashku për shëndetin e mirë të gruas”, ka thënë drejtoresha Sallteku.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …