Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ka deklaruar se qeveria ka hapësirë për ta shfuqizuar vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në ditën kur kanë filluar tarifat e reja, edhe pse vendimi është marrë, është detyrë e deputetëve që të diskutojnë. Ekzistojnë praktikat kur vendimet e institucioneve si rasti i ZRRE-së të shfuqizohen vendimet. Unë mendoj se sot ja vlen t i bëhet një kërkesë qeverisë që ta shfuqizojë vendimin e ZRRE-së për një kohë të caktuar sepse jemi duke hyrë në pranverë dhe në dimrin që vjen ta diskutojmë se si do të veprojmë. Besoj se ka hapësirë për një vendim të tillë. Haradinaj e ka quajtur mashtruese Qeverinë Kurti. “Në vazhdimësi e dëgjojmë duke iu thënë përkrahëse po më shpërthejnë minat e qeverive të kaluara. “Ju keni thënë se si të hiqet UÇK-ja nga Qeveria do të na hiqen vizat. Ku është liberalizimi? Ku jeni? Çfarë ju tha ambasadorja e Francës?”, ka pyetur qeveritarët e vendit, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …