Blerta Deliu

Blerta Deliu: “Ndërmarrje e përbashkët kriminale” e Prindonit për gazetarët, përdorët në Gjykatën Speciale kundër krerëve të UÇK-së

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka folur sot për sulmet e Prindon Sadriut ndaj mediave, të cilat vetëm pse publikuan shpenzimet e Vjosa Osmanit gjatë kohës sa ishte deputete, i ka quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Ajo para deputetëve ka rikujtuar faktin se shprehja “ndërmarrje e përbashkët kriminale” është e përdorur nga prokurorët e Gjykatës Speciale kundër krerëve të UÇK-së. Prindoni burri i Vjosa Osmanit  paturpësisht  median e quajti ndërmarrja e përbashkët kriminale. Atij nuk i ka mjaftuar jetësimi i një aktakuze monstruoze  me dokumente nga Rusia e Serbia ndaj UÇK-së. Ai me një gjuhë skandaloze i cilëson mediat si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Dua të tërheq një paralele të them që para pak ditësh jeni dëshmitar të një suspendimi të një polici për një deklaratë të tij në raport me një jetë më të dinjitetshme të policëve. S’kemi asnjë reagim të ministrit të Mbrojtjes. Nëse Vjosa Osmani e  dhe Albin Kurti  nuk i marrin seriozisht këto kërcënime të medieve, nuk do fshihen asnjëherë këto qëndrime që godasin median e lirë”, ka thënë mes tjerash deputetja, Blerta  Deliu-Kodra.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …