Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është cituar të ketë deklaruar se Aleanca respekton vendimin e Serbisë që të mos i bashkohet asaj. Ai ka shtuar se NATO-ja asnjëherë nuk detyron asnjë vend që të hyjë në NATO, andaj respekton vendimet e secilit vend. “Ky është vendim i pavarur edhe sovran i Serbisë dhe NATO absolutisht e respekton, siç e respekton vendimin e Suedisë edhe Finlandës që janë partner, por jo pjesë e NATO-s”, tha Stoltenbergu. Ai tha se roli kyç i NATO-s në Kosovë është mbështetja e dialogut politik dhe mundësimi i lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve. Stoltenberg theksoi se aleanca ka rol me rëndësi në ruajtjen e paqes edhe evitimin e konflikteve si dhe gjetjen e zgjidhjes, kur flitet për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit dhe në këtë kuptim mbështesin BE-në që ndërmjetëson dialogun. “Roli kyç i NATO-s në Kosovë është mbështetja e dialogut politik dhe sigurimi i lirisë së lëvizjes për të gjitha bashkësitë”, ka nënvizuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …