Memli Krasniqi: PDK-ja e konsideron prioritet shtetëror intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri ka takuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla. Krasniqi tha se me kryetaren, Lindita Nikolla kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe për mundësinë e krijimit të platformave të përbashkëta të veprimit. Ndër të tjera, ai ka theksuar se PDK-ja e konsideron prioritet shtetëror intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në të gjitha fushat. Ai është zotuar se do të vazhdojë të luajë rol qendror në këtë drejtim. “Dy shtetet tona duhet të jenë bashkë e më të forta në rrugën e integrimit euroatlantik”, theksoi Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë

Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë

Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …