Vazhdon krijimi i ndërmarrjeve të reja prodhuese në komunën e Vitisë

Në vazhdën e vizitave në ndërmarrjet e ndryshme që veprojnë në komunën e Vitisë, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka vizituar sot Ndërmarrjen “Bautex” SHPK në Pozheran. Kjo fabrikë e cila ka filluar me punë para pak muajsh, merret me prodhimin e materialeve izoluese. Kryetari Haliti u njoftua nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrje me punën dhe planet në të ardhmen, e ku aktualisht janë të punësuar 25 punëtor. Gjithashtu u bë e ditur se Ndërmarrja Bautex, eksporton prodhimet e saja në tregun evropian si në Hungari, Itali, Greqi, Shqipëri e Poloni.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …