Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati bashkë me nënkryetarin Vesel Krasniqi, kanë takuar kryeshefin ekzekutiv të KRM “Ekoregjioni”, Burim Shala, me të cilin kanë diskutuar për mundësinë e rritjes së kapaciteteve për menaxhimin dhe grumbullimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Malishevës.
Komuna e Malishevës meriton një ambient edhe më të pastër, dhe në funksion të kësaj kryetari Kastrati dhe nënkryetari Krasniqi kanë shprehur gjithë gatishmërinë komunale, për të ndërmarrë veprime konkrete në përkrahje të nismave që kontribuojnë në funksion të ruajtjes dhe pastërtisë së ambientit, në gjithë territorin tonë.