Deputeti dhe Udhëheqësi i Departamentit për Diasporë i PDK-së Elmi Reçica, ka informuar anëtarët e këtij departamenti me qëndrimin e tij në Zvicër. Ai ka deklaruar se “Potenciali i qytetarëve tanë gjithandej botës është për t’u admiruar. Me kreativitetin, punën, përkushtimin dhe konsistencën e tyre, ata kanë treguar suksese dhe janë integruar në jetën akademike e studimore, por edhe në fusha tjera si ndërmarrësi, gastronomi, ndërtimtari, sport, kulturë e art”.“Departamenti për Diasporë duke parë interesimin e madh të qytetarëve të Kosovës të cilën jetojnë e punojnë ndershëm në Zvicër, pas mbajtjes së Kuvendeve Zgjedhore të Nëndegëve, mori vendim që të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike në Zvicër. Po ashtu u mor vendim që edhe në Suedi të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK- së në këtë shtet”, ka saktësuar, Elmi Reçica.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …