Pas një sëmundje disa muaj, sot ka ndërruar jetë, profesori dhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Shefki Muqa

Veprimtari i njohur, Ramdan Pllana,  ka bërë të ditur se sot ka ndërruar jetë, profesori dhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Shefki Muqa. Ai në njoftim ka shkruar: Lamtumirë, Shefki Muqa, o shok, o vëlla i idealit kombëtar! Sot, më 11 shkurt 2022, na paska vdekur, Shefki Muqa, shoku, miku, atdhetari, veprimtari e luftëtari i orëve të para të çështjes sonë kombëtare! I nderuari Driton Muqa, e nderuara familja Muqa, miq e shokë të Shefki Muqës, pranoni ngushllimet e mia, e të familjes sime, për vdekjen e Shefkiut, këti atdhetari të paepur të çështjes sonë kombëtare! Lavdi veprës dhe jetës së tij! Lamtumirë, Shefki Muqa, o shok, o vëlla i idealit kombëtar! ka shkruar z. Pllana.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Përkujtimi i tyre është amanet që na obligon të mos harrojmë kurrë rrugën e lirisë

Sot, me respekt të thellë dhe mirënjohje të pafund, mora pjesë në homazhe në Gllogjan …