Komuna e Malishevës ndihmon 500 familje me pako ushqimore

Komuna e Malishevës ka filluar shpërndarjen e pakove ushqimore për 500 familje në nevojë të cilat jetojnë në gjendje jo të mirë socio-ekonomike. Në shpërndarjen e këtyre ndihmave ka marrë pjesë edhe i pari i Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati, i cili ka thënë se kjo formë e ndihmës për familjet në nevojë, do të jetë e vazhdueshme. “Sot kemi filluar shpërndarjen e pakove ushqimore për rreth 500 familje të komunës së Malishevës, të cilat po ballafaqohen me vështirësi ekonomike e sociale, në këtë kohë dimri dhe si pasojë e ballafaqimit me pandeminë. Vullneti dhe gatishmëria e qeverisjes sonë komunale është që këtyre familjeve t’u qëndrojmë pranë dhe përkrahja të jetë e vazhdueshme, në çdo kohë e rrethanë.”, tha kryetari Kastrati.

Në këtë fazë të shpërndarjes së pakove ushqimore, kanë përfituar 500 familje në nevojë, të cilat kanë marrë një pako ushqimore, miell dhe produkte higjienike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …