leoni

Memli Krasniqi me delegacionin e tij përmbylli vizitën te shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në Tiranë

Memli Krasniqi me delegacionin e tij përmbylli vizitën te shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në Tiranë

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, e ka përmbyllur vizitën zyrtare në Shqipëri me nderime tek shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në Tiranë. Ai ka thënë se vepra dhe sakrifica e tij dhe e familjes Jashari për lirinë, sot janë frymëzim për shqiptarët gjithandej. “Vizitën zyrtare në Shqipëri e përmbylla me nderime tek shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.  Vepra dhe sakrifica e tij dhe e familjes Jashari për lirinë, sot janë frymëzim për shqiptarët gjithandej. Sikur kryeqyteti i Shqipërisë që tash e sa vjet e ka shtatoren e Adem Jasharit, edhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, duhet ta ketë së shpejti një të tillë në qendër të saj”, ka shkruar Krasniqi. Krasniqi gjatë vizitës në Tiranë është takuar me kryeministrin Edi Rama, kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …