leoni

Bekim Haxhiu

Deputeti, Bekim Haxhiu ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për dështimin e planit të vaksinimit të qytetarëve

Deputeti, Bekim Haxhiu,  ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për dështimin e planit të vaksinimit të qytetarëve të Kosovës, duke shprehu dyshimet për fshehjen e vaksinave pa afat nga kjo ministri, derisa shtoi se po rrezikohen qytetarët e vendit nga ky proces. Ky konstatim e  nxiti reagimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.  Gjatë debatit në Kuvend, deputeti Haxhiu tha edhe sot Ministria e Shëndetësisë po vazhdon të mbajë të fshehur numrin e vaksinave që u ka skaduar afati. “Të ndaj me ju një shqetësim të cilin e mora minuta më parë, inspektorati farmaceutik ka urdhëruar barnatoren qendrore të SSHKUK-së të tërheq nga përdorimi produktin e importuar nga India ngase në të janë gjetur grimca të metalit që rrezikojnë shëndetin e pacientëve. Për këtë rrezikim të pacientëve duhet të merret Prokuroria e Kosovës… Vaksinat e pranuara donacion nuk u shfrytëzuan të gjitha dhe për këtë arsye 133 mijë doza të vaksinave u hodhën në bërllok më 1 shtator. Kundër  tij ka reaguar kryeparlamentari, Glauk  Konjufca, i cili tha se deputeti Haxhiu me tendencë bën temë debati për ngritjen e dyshimit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …