Rusia tani ka forca të mjaftueshme për të kryer një operacion të madh ushtarak kundër Ukrainës dhe se një operacion i tillë mund të nisë “në çdo moment”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Ai duke folur me gazetarët të premten, pa prezantuar të dhëna specifike, tha se amerikanët që ende gjenden në Ukrainë, duhet të largohen brenda 24-48 orëve të ardhshme. Ai tha se pushtimi rus mund të nisë përmes sulmeve ajrore, gjë që do të bënte të vështirë largimin nga Ukraina. Sullivan tha se inteligjenca amerikane beson se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të urdhërojë pushimin para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore, që po mbahen në Pekin, dhe se është i mundur një sulm i shpejt ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit. Lojërat Olimpike Dimërore, që po mbahen në Pekin, do të përfundojnë më 20 shkurt. Zakonisht, edhe pse jo gjithmonë, shtetet i janë përmbajtur një armëpushimi për ndalimin e të gjitha armiqësive gjatë lojërave.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …