Partia serbe në pushtet, që drejtohet nga kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon t’i diskriminojë banorët shqiptarë të Medvegjës me rrethinë, thotë aktivistja, Flora Ferati. Partia e Vuçiqit vazhdon t’i heqë tabelat dygjuhëshe në Komunën e Medvegjës. Gjuha shqipe po hiqet sistematikisht nga të gjitha shenjat e informacionit, objektet e kujdesit shëndetësor, emrat e rrugëve, informacionet turistike, bëri të ditur njofton aktivistja Flora Ferati. Nuk është hera e parë që pushteti i Vuçiqit ushtyron dhunë të tillë diskriminuese kundër shqiptarëve të Kosovës Lindore ku deri më tani janë pasivizuar mbi 6 mijë adresa të tyre. Kohë më parë, disa asamblistë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut nga Medvegja ia kanë drejtuar me një letër Zyrës së OSBE-së në Serbi duke shprehur mospajtim rreth shkeljeve të të drejtave të tyre nga Beogradi zyrtar. Serbia ndodhet në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, derisa shqiptarët përsëri pritet të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore ndërsa serbëve të Kosovës do t iu mundësohet të votojnë për të zgjedhurit e tyre në Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …