Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 4 mijë e 43 testime sa janë bërë në nivel vendi, 643 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar katër raste të vdekjeve. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 2 mijë e 28 të infektuar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 204 mijë e 632. Numri i rasteve aktive ka zbritur 14 mijë e 639 të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …