Pentagoni kërkon nga kryetari, Joe Biden, që t’i përmbahet marrëveshjes për largimin e trupave nga Afganistani

Joe Bajden i kërkon, Aleksander Vuçiqit njohjen e Kosovës, por ai ka deklaruar se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Serbisë, kryetari Aleksandar Vuçiq ka pranuar një mesazh urimi nga kryetari  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden , i cili në letrën e urimit ka deklaruar se  pret normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të bazohej edhe në njohjen reciproke. “Aspiratat e Serbisë drejt BE-së varen edhe nga progresi i normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin në punën me mirëbesim për të arritur këtë qëllim”, shkruan ndër të tjerash në letrën e urimit të të parit të shtetit amerikan, raporton gazeta “Danas”. Kërkesa erdhi të shtunën, bashkë me urimin për 15 shkurtin – Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë. Megjithatë, presidenti serb gjatë ditës së djeshme ka dhënë një intervistë për mediat serbe, ku ndër të tjerash ka deklaruar se asnjëherë nuk do ta njoh shtetin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …