Jemi tubuar sot këtu, në këtë mbledhje komemorative me rastin e ndarjes fizike nga patrioti i madh, profesori e i burgosuri politik, pedagogu i çështjes kombëtare atdhetare, i cili pa pushuar kurrë, të gjithë jetën e tij, me devotshmëri ia kushtoi Atdheut.
Shefki Muqa ishte shumë herë i burgosur si veprimtar i pa lodhshëm i organizatave të fshehta kombëtare, njeriu që kontribuoi, ideoi dhe veproi gjatë me mundim e sakrifica të shumta për ta organizuar Kryengritjen, luftën për liri!
Ishte ndër luftëtarët e parë që e nisi luftën në Therandë! Ishte këshilluesi dhe bashkëpunuesi më i mirë për Komandën në Budakovë në batalionin e dytë të brigadës 123 të Zonës Operative të Pashtrikut. Me armen e vetë personale bashkë me Dritonin djalin e tij, ndër të parët filluan luftën!
Shefkiu vullnetarisht kërkoi të sistemohej në Maqitevë në Kompaninë e tretë te komandant Halil Krasniqi!
Me skuadrën e tij te Guri i Dollocit (Diellori) vranë një oficer dhe dy ushtar armiq.
Njeriu në moshë afër të 60-ve, vullnetarisht kërkonte të ishte në pikat ma të rrezikshme përball armikut!
Maqiteva u granatoj 52 ditë me radhë!
Ne armikut i rrëzuam Helikopterin e milicisë te Guri i Kuq, po ashtu i morëm pozicionet në Rrakopeq, flamurin dhe municionet!
Ky luftëtar trim i pa epur, qetësinë dhe kënaqësinë shpirtërore e kishte me niësinë speciale ku kaloj kohën më të madhe me luftëtarët e kësaj njësie me komandant Xhafer Gashin!
Shefki ishte njeri shumë dimensional dhe e karakterizonin këto virtyte, trimëria, sinqeriteti, drejtësia, ekspresiviteti, koherenca. Ishte i afërt me bashkëmendimtarët e i ashpër me kundërshtarët, i pa kompromis me armiqtë dhe tradhtarët!
Shefkiu ishe simbol për ne që ishim të rreshtuar në kolonën e madhe kombëtare.
Ishe i veçantë, ti i kalove përmasat e Therandës e të Kosovës! Ishe dhe do të jesh i gjithë kombit!
Krenarë që të patëm bashkëveprimtarë, bashkëluftëtar, ty o Çlirimtar!
Përherë në veprim për Atdheun, i madhi Shefki Muqa!
Lavdi
Kjo foto u bë me rastin e shpalosjes së pllakës në vendqëndrimin e luftëtarëve në Dardhishtë të Therandës në Shtëpinë e Xhafer Gashit!