Kryeministri, Albin Kurti ka pritur në takim, ish kryetarin e Shqipërisë, Bamir Topi dhe ish kryetarin e Kroacisë, Stipe Mesiq. Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Topi ka theksuar nevojën për bashkëpunim më të madh rajonal e koordinim më të mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos me institucionet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe çështjen e liberalizimit të vizave. Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka thënë se Kosova duhet të ketë angazhim të shtuar në rrafshin ndërkombëtar, pasi që, sipas tij, Serbia është duke vazhduar me fushatat lobuese për çnjohje të Kosovës. Kryeministri, Albin Kurti, i ka falënderuar dy ish-liderët për përkrahjen për Kosovën, ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …