Ambasadori rus në Suedi, Viktor Tatarintsev ju ka deklaruar medieve suedeze se Rusia nuk brengoset për rrezikun e sanksioneve perëndimore nëse do të pushtonte Ukrainën. “Më falni për gjuhën time, por neve nuk na interesojnë sanksionet e tyre. Ne kemi pasur tashmë kaq shumë sanksione dhe në këtë kuptim ato kanë pasur një efekt pozitiv në ekonominë dhe bujqësinë tonë”. Ai ka theksuar më tutje se tani Rusia është më e vetë-mjaftueshme. “Ne kemi mundur të rrisim eksportet tona. Ne nuk kemi djath italian apo zviceran, por kemi mësuar të bëjmë djathëra rusë po aq të mirë duke përdorur receta italiane dhe zvicerane” është cituar të ketë deklaruar mes tjerash, ambasadori rus në Suedi, Viktor Tatarintsev, për gazetën “Aftonbladet”.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …