Inteligjenca amerikane ka përgjuar biseda mes gjeneralëve ruse. Kjo nuk përjashtohet që të jetë dezinformim për të ngatërruar kundërshtarët. Mgjithatë një provokim, ndoshta një sulm i rremë ndaj prorusëve në Donbass është ndërtuar mjeshtërisht nga shërbimet e Moskës për të pasur një pretekst. Më pas ofensiva për t’u përgjigjur, që mund të nisë mes të mërkurës ose të enjtes, me dy direktiva të mundshme: një operacion shkatërrues, por i kufizuar në kohë, ose pushtimi afatgjatë i Kievit. Këto janë planet e Kremlinit për të pushtuar Ukrainën, “arma shpërthyese” që inteligjenca perëndimore ka kapur. Joe Biden ia ka thënë liderit të Kremlinit, Vladimir Putin në telefonatën e djeshme, duke shpresuar ta bindte të ndalonte, përndryshe aleatët janë të bashkuar në vendosmërinë e tyre për ta bërë Rusinë të paguajë çmimin më të lartë që ka paguar deri më sot. Sipas burimeve autoritare të shërbimeve të fshehta aleate, përshkallëzimi ushtarak rus në ditët e fundit ka qenë shumë intensiv.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …