23 vjet më parë, më 14 shkurt të vitit 1999, sekretarja amerikane e Shtetit, Medlin Olbrajt kishte takuar dhe kishte biseduar me delegacionin e Kosovës në Kështjellën e Rambujesë, në krye me drejtorin e Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, i cili përfaqësonte delegacionin e Kosovës në këtë konferencë. Zonja Olbrajt kishte kërkuar qëndrim unik të delegacionit të Kosovës, pasi ishte në dijeni të disa divergjencave politike brenda delegacionit. Më pas, pasi kishte marrë një zotim nga delegacioni i Kosovës, Olbrajt, në një konferencë për gazetarë, kishte saktësuar se marrëveshja është fer për popullin e Kosovës. Delegacioni në krye me Hashim Thaçin më kanë premtuar se do të nënshkruajnë në kohën kur do të mbyllet Konferenca, në Rambuje, kishte nënvizuar zonja Olbrajt, e cila pati rol vendimtar në arritjen e Marrëveshjes së Ramubujesë, të cilën e nënshkroi Delegacioni i Kosovës, por jo edhe ai i Serbisë dhe për pasojë më 24 mars të atij viti, Aleanca ushtarake Veriatlantike, filloi bombardimin mbi caqet ushtarake e ekonomike kundër Serbisë e Malit të Zi, dhe vazhdoi me intensitet deri me nënshkrimin e kapitullimit të regjimit të Millosheviqit, më 10 qershor 1999, në Kumanovë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …