Ukraina mund të heqë dorë nga aplikimi për t’u bashkuar me NATO-n për të shmangur luftën me Rusinë, citohet të ketë thënë ambasadori ukrainas në Britani të Madhe, Vadim Pristaiko. Sipas Agjencisë së Lajmeve, Reuters, ambasadori Pristaiko i tha medieve se Ukraina ishte e gatshme për “fleksibilitet” lidhur me qëllimin e saj për t’u bashkuar me Aleancën ushtarake Veriatlantike, një lëvizje që kryetari i Rusisë, Vladimir Putin po e trajton si një shkas për luftë. “Ne mund të kërcënohemi, veçanërisht të shantazhohemi nga kjo dhe të shtyhemi në atë drejtim”, u citua të thoshte Pristaiko. Në pyetjen nëse Ukraina mund të ndryshonte pozicionin e saj për anëtarësimin në NATO, ai tha se Ukraina edhe kështu nuk është anëtare e NATO-s, por ka një premtim që nga viti 2008 se do t’i jepet mundësia për t’u anëtarësuar, një hap që do ta çonte aleancën e udhëhequr nga Amerika në kufirin e Rusisë.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …