Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 314 testime sa janë kryer në nivel vendi, 247 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë vdekur 2 të infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 2 mijë e 96 të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 209 mijë e 312, numri i rasteve aktive ka rënë në 10 mijë e 800 të infektuar aktualë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …