Kryetari Latifi, ka pritur në një takim komandantin e KFOR-it të Rajonit Perëndimor të Kosovës, Kolonel Marco Javarone me bashkëpunëtorë

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në një takim komandantin e KFOR-it të Rajonit Perëndimor të Kosovës, Kolonel Marco Javarone me bashkëpunëtorë si dhe përfaqësues të LMT në Rahovec. Në fokus të bisedave ishin çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë si dhe komplikimet që solli pandemia në mirëqenien ekonomike dhe sociale të qytetarëve. Kryetari Latifi, Komandantin e KFOR-it Javarone, e ka falënderuar veçanërisht për donacionin e fundit, ku mundësohet sigurimi i energjisë alternative përmes paneleve solare për palestrën e qytetit “Mizahir Isma”, por edhe për kontributet e tjera të cilat janë të vazhdueshme. KFOR-i ka luajtur një rol jashtëzakonisht të mirë në mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, prandaj dera jonë do të jetë përherë e hapur për secilin pjesëtar të këtij misioni ushtarak në vendin tonë, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …