Xhezair Shaqiri, komandant Hoxha, ka rrëfyer për dyshimet e tij se si ka mundur që luftimet e 9 dhe 190 majit të vitit 2015 të montohen nga shërbimet sekrete sllavomaqedonase, madje edhe me spinë shqipfolës. Lidhur me dyshimet e tij ai shkruan:
“Rasti i Kumanovës, ku ranë në kurth disa shokë tanë të UÇK-së, në të ardhmen do të jetë një ndër rastet më të komplikuara, që kanë arritur të përgatisin me precizitet te lart politikanet dhe shërbimet e një shteti”, ka thënë Shaqiri, transmetojnë mediat shqiptare në Maqedoni.
Politikanët me postierët e tyre kanë arritur ti bindin djemtë e UÇK se tani është momenti shumë i mirë për ti lëvizur punët me armë në favor të shqiptarëve;
Në anën tjetër shërbimet sekrete maqedonase për ta konspiruar grupin e Kumanovës që të merr kurajo që sa më shpejtë të futen me armë në Maqedoni , kanë marr kontakt me 2 persona te grupit dhe janë takuar në Prishtinë .
Tre persona të sigurimit të shtetit maqedonas janë futur në Kosovë me veturën diplomatike të ambasadorit maqedonas në Prishtinë, njëri ka qenë shqiptar e dy agjentet tjerë maqedonas.
Në hyrje të vendit ku janë takuar ne Prishtinë 3 agjentët e shtetit maqedonas janë kontrolluar në detaje mos kanë mjete të përgjimit. Takimi ka zgjatur mbi 3 orë kur dhe është incizuar e gjithë biseda mes 2 personave të grupit dhe 3 agjentëve të shërbimeve sekrete.
Më i zëshmi në këtë takim për konspiracion ka qenë agjenti i shërbimit sekret të ushtrisë maqedonase, Goran Sofevski, tani më i likuiduar diku në male gjoja se ka pasur infarkt.
Ky iu thotë djemve; Ju lutem mos filloni tani konflikt në Maqedoni se situata është e rëndë dhe ne si shtet kemi probleme të mëdha politike dhe ekonomike, psh: nëse nisen tanksat e ushtrisë prej Shkupit për Kumanovë, në gjysmë të rrugës mbesin ato pa naftë edhe helikopterët nuk kemi drejt t’i përdorim, etj.
Konspiracione indirekte, e gjithë kjo që e them është e incizuar dhe në duar të sigurta.
Në anën tjetër amerikanet si duket atë ditën e konfliktit në Lagjen e Trimave në Kumanovë e kanë koncentruar satelitin në Maqedoni dhe kanë përgjuar çdo bisedë telefonike dhe pa dyshim se Sasha Mihajllkovi dhe Gordana Jankullovsa, personat më të afërt të kryeministrit Gruevski , kanë biseduar në telefona të sigurt se nuk i dëgjon askush dhe kanë bërë gabime në bisedat e tyre se si i futëm në kurth shqiptaret e amerikanët për atë edhe i kanë ftuar në ambasadë për t’iu treguar dëshmitë ‘ se ju i keni montuar këtë skenar dhe tani largohuni nga postet tuaja, ose po ua publikojmë dëshmitë në publik.
Por jashtë lojës së tradhtisë nuk janë as personat nga BDI-PDSH. E vërteta gjithmonë vonon por del ne shesh. Prandaj zbardhja e këtij rasti duhet të drejtohet jo nga maqedonasë, por nga ndërkombëtarë, ku do të dënohet shteti dhe pushtetarët dhe djemtë e UÇK që kanë qenë viktima të lirohen, në të kundërtën shteti maqedonas ka marr përvojë të madhe me procese te montuara ndaj shqiptareve, nuk do të gjen stabilitet. Nuk ka stabilitet në një shtet ku kriminelet udhëheqin politikën.