Kurti: E kuptoj frustrimin e qytetarëve me mungesën e energjisë elektrike edhe unë jam i frustrutar...shteti gjakonte

Paga e kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, nga 1. 500 do të rritet në 2. 280 uro, paga e kryetares, Vjosa Osmani, në 2.400 euro

Pasi ishte bërë kryeministër,  Albin Kurti, kishte shfuqizuar vendimin e paraardhësit të tij duke e ulur  pagën e tij nga 2 mijë 950 në 1 mijë 500 euro. Mirëpo tani  Kryeministrit Kurti do t’i shtohen të ardhurat, sepse kështu është paraparë në Ligjin për Pagat, i cili është hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, të qeverisë së tij  në bashkëpunim me dikasteret tjerë qeveritarë. Sipas këtij projektligji, Kryeministri i Kosovës do të ketë koeficientin e pagës 19. Vlera e një koeficienti ende nuk është saktësuar në projektligj, por supozohet se ajo do të jetë 120. Pra, nëse shumëzohet koeficienti i pagës, 19, me vlerën monetare të tij, 120 euro, atëherë paga bazë e Kryeministrit Kurti do të jetë 2. 280 euro, pa përfshirë këtu shtesat tjera. Paga e tij do të rritet për 780 euro. Paga e kryetares, Vjosa Osmani,  2.400 euro.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …