Kryetari, Përparim Rama, nënshkroi vendimin për lirimin e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit në transportin urban

Kryetari, Përparim Rama, nënshkroi vendimin për lirimin e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit në transportin urban

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama me të cilin diskutoi për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me komunën e Prishtinës dhe institucionet nën autoritetin e saj. Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës. Ky vendim specifikon se, lirimi nga pagesa vlen vetëm për pjesëtarët që udhëtojnë me uniformën e FSK-së. Gjithashtu në këtë takim, Ministri Mehaj me Kryetarin Rama, u dakorduan që, pas një analize dhe vlerësimi nga dyja palët, të arrihet edhe Memorandumi i Bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …