Ministrja, Donika Gërvalla, më në fund ka folur për deklaratën e Prindon Sadriu, i cili kohë më parë i ka cilësuar mediat si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Zonja Donika ka thënë se Sadriu nuk i kishte cilësuar mediat si të tilla, ndërsa këto këto deklarata nuk i ka bërë në cilësinë e diplomatit, por si bashkëshort i Vjosa Osmani, duke theksuar se nuk ka bërë shkelje disiplinore. “Nuk ja jep të drejtën, por që nuk i kishte cilësuar gazetarët në tërësi si të tillë. Unë jam fanatike e përmbajtjes e asaj çka është thënë dhe jo e interpretimit mbi atë cfarë është thënë dhe është e vërtetë. Kjo deklaratë nuk është e diplomatit, Prindon Sadriu, kjo deklaratë është e bashkëshorit të kryetares të detyruar të mbrojë dinjitetin. Unë një deklaratë të tillë nuk do ta kisha bërë, tha ajo në një intervistë për ATV.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …