SHIL e UÇK-së kundërshton vendimin e kryeministrit Hoti, lidhur me furnizimin dhe rregullimin e protezave për Invalidët

Në festimin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, për herë të parë nuk merr pjesë OVL e UÇK-së, për shkak të Albin Kurtit

Edhe pse Qeveria e Kosovës, nën patronatin e kryeministrit Albin Kurti, ka organizuar festimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në këtë ditë të shënuar për vendin nuk merr pjesë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, në një intervistë për Demokracia.com ka thënë se nuk do të marrin pjesë në organizimin e festimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës për shkak të kryeministrit Albin Kurti. Sivjet nuk do të jemi pjesë e organizmit të festimit të Pavarësisë së Kosovës. E kemi bojkotuar këtë festim për shkak të Albin Kurtit. Arsyeja pse nuk do të marrim pjesë është se Albin Kurti prej që është bërë kryeministër vetëm një herë e kemi takuar për t’ia uruar detyrën në fillim. Kurti na pati premtuar që do të na takojë çdo muaj, mirëpo asnjëherë nuk e ka realizuar ndonjë takim me ne si organizatë”, ka thënë Klinaku.

Ai tutje ka thënë se nga kryeministria e kanë thirr atë para 10 ditësh për të qenë pjesë e Këshillit Organizativ për shënimin e 14 vjetorit të pavarësisë. “Është interesante, sepse më kanë thirr para 10 ditësh. Ka qenë ditë e shtunë dhe pyetja e parë që ua kam bërë ka qenë pse më thirrni në vikend? Pra, më kanë thirr ditën e shtunë si Këshill Organizues për të hënën që të dërgoi një përfaqësues dhe përgjigja ime ka qenë jo, përderisa janë bërë një vit që Albin Kurti është bërë kryeministër dhe vetëm një herë e kemi takuar për të ia uruar detyrën. Ne si Organizatë e Veteranëve, duke e pasur për bazë që veteranët e luftës e kanë një ligj, që në bazë të atij ligji përfitojnë benficione nëpër ministri të ndryshme, që ata duhet t’i bëjnë aktet nënligjore për t’i gëzuar veteranët benificionet dhe përgjigjja ime ka qenë e përderisa ai nuk është i gatshëm të na takojë, si Organizatë e Veteranëve pse të marrim pjesë në Këshill Organizativ.

Ju kam thënë nuk vijmë për shkak të Albin Kurtit”, ka theksuar Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …